Certifikimi ISO

Certifikimi ISO perfaqeson nje prioritet per shoqerite dhe institutet ne Shqiperi dhe Kosove sipas kerkesave te Bashkimi Evropian dhe lehtesimin e hyrjes ne tregjet e Evropes dhe te gjithe botes.

Certifikimet ISO jane te nevojshme per:

  • pjesemarjen ne ankande publike te organizuara nga institucionet shteterore;
  • pjesemarrjen ne projekte te financuara nga fondet kombetare dhe nderkombetare;
  • krijimin e marredhenieve tregetare me partnere te huaj.
  • Nder avantazhet e marrjes se certifikimit ISO permendim:
  • permiresimi i imazhit te shoqerise dhe besueshmerise ne treg si per partneret vendas ashtu edhe per ata te huaj;
  • pasqyrimi I angazhimit per tu pershtatur me kerkesat ligjore te zbatueshme;
  • rritja e besueshmerise se klienteve dhe punonjesve se kompanise, ne angazhimin e tyre per te ofruar produkte dhe sherbime cilesore, ne menyre te vazhdueshme;
  • percaktimi i disa procedurave te qarta per zhvillimin e shoqerine
  • rritja e konkurrences ne tregjet vendase dhe te huaja
  • tregimin e shqetesimeve active per permiresimin e aktivitetit dhe futja e praktikave me te njohura ne fushe.

Si marr certifikimin

Per marrjen e certifikimit duhet te ndiqni hapat e pershkruara si me poshte:

  1. Na dergoni disa te dhena rreth aktivitetit tuaj per tju bere nje oferte te personalizuar.
  2. Ne baze te te dhenave te deruara nga ju do ju dergojme ne nje kohe te shkurter oferten per certifikim.
  3. Pasi ju te jeni dakort me oferten do te kompletoni kerkesen per certifikim, do te firmosim kontraten per certifikim dhe do te diskutojme per kohen ne te cilen mundet te mbahet auditimi per certifikim - ne funksion te nevojave te shoqerise tuaj.
  4. Do te vendosim perberjen e ekipit te auditit dhe do mbahet auditimi per certifikim ne ambjentet e kompanise suaj.
  5. Do te leshojme raportin e auditimit dhe do te percaktojme nje kohe per eliminimin e pakenaqesive (n.q.s ekzistojne).
  6. Do te leshohen dhe dergohen tek ju. Certifikata/certifikatat e konformitetit per sistemet e manaxhimit.

Certifikatat e konformitetit kane nje kohezgjatje 3 vjetore, me kusht miratimin vjetor- ne 12 dhe ne 24 muaj qe nga data e certifikimit fillestar.

Ky miratim vjetor aplikohet mbi certifikata, mbas kryerjes se auditimeve per monitorim, qe jane perfshire ne kontraten e firmosur.

Duke respektuar kerkesat ne rritje ne nivel boteror por edhe per bashkimin e shoqerive te Shqiperise dhe Kosoves ne standartet e Bashkimit Europian, certifikimi i sistemeve te menaxhimit perfaqeson nje prioritet por edhe nje mundesi per cdo kompani. Zbatimi dhe certifikimi i nje sistem menaxhimitecilesise:

  • ndihmon ne vendosjen e disa procedurave ne kuader te kompanise, e cila siguron zhvillimin e proceseve ne menyre te njejte;
  • siguron monitorimin e aktiviteteve dhe mundesine e nje kontrolli te rrepte te proceseve;
  • siguron nje percaktim te sakte te arritjeve profesionale;
  • siguron koordinimin dhe drejtimin e aktivitetit ne menyre te planifikuar dhe sistematik;
  • siguron permiresimin e vazhdueshem te proceseve te brendshme;

Sistemi i menaxhimit te cilësisë sipas standardit ISO 9001

Certifikimi ISO 9001 është sistemi më i njohur i menaxhimit  në botë me më shumë se 1 milion shoqëri të çertifikuara në mbi 170 vende. ISO 9001 mund të përdoret nga çdo lloj shoqërie, pavarsisht madhësisë apo aktivitetit të saj. Ajo mund të konsiderohet si një gjuhë universale e përbashkët për shoqëritë në të gjithë botën.

lexo me shume

Sistemi i menaxhimit mjedisit sipas standardit ISO 14001

ISO 14001 përcakton kërkesat për një sistem menaxherial të mjedisit dhe është një mjet shumë i dobishëm për shoqëritë dhe organizatat në të gjithë botën. Ajo mund të përdoret nga çdo shoqëri apo organizatë, pavarësisht nga madhësia apo aktiviteti i saj. Certifikimi ISO 14001 siguron se ndikimi mjedisor është duke u matur dhe përmirësuar. Ka më shumë se 300,000 çertifikata ISO 14001 në mbi 170 vende në të gjithë botën.

lexo me shume

Sistemi i menaxhimit shëndetit dhe sigurisë punë sipas standardit OHSAS 18001

OHSAS 18001 është një standard i pranuar ndërkombëtarisht, i cili përdor standartet britanike dhe jo ato ISO, me qëllim për të ndihmuar shoqëritë në mbarë botën të përmirësojnë performancën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Ajo është e njohur globalisht si një nga standardet  më të rëndësishme të sistemit të menaxhimit për shëndetin dhe sigurinë në punë. Certifikimi OHSAS 18001 demonstron angazhimin e shoqërisë për përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e punonjësve të saj dhe parandalimin e aksidenteve në punë. Në vitin 2016 pritet që OHSAS 18001 të bëhet një standard ISO.

lexo me shume

Sistemi i menaxhimit energjisë sipas standardit ISO 50001

ISO 50001 është një standard ndërkombëtar që u zhvillua me qëllim për të ndihmuar shoqëritë dhe organizatat në të gjithë botën, të përdorin energjinë në mënyrë më efikase, të ruajnë burimet dhe kursejnë të holla duke ulur shpenzimet e energjisë. Është një standard mjaft ri ( botuar për herë të parë në vitin 2011 ) krahasuar me ISO 9001 ose ISO 14001 dhe zakonisht shoqëritë vendosin të integrojnë ISO 50001 me standardet e tjera të njohura të sistemit të menaxhimit.

lexo me shume